‘Vetëm e vdekme dal që këtu’, i nxjerrin nga hotelet, banorët e Laçit, Ramës: Mos u tallni me fukarenjtë…

E mërkurë, 05 February 2020 10:49

Dhjetra banorë të Laçit që ishin akomoduar pas tërmetit të 26 Nëntorit në disa prej hoteleve në Shëngjin, prej ditës së sotme duhen që ti lënë këto ambiente, pa iu dhënë asnjë zgjidhje alternative nga ana e Bashkisë.

Ata shprehen se nuk i ka kontaktuar askush nga Bashkia e Laçit, edhe pse shumica e tyre janë të sëmurë dhe me fëmijë të vegjël.

I ngarkuari i Bashkisë së Laçit, për tu marrë me çështjen e tërmetit Kastriot Çupi, nuk pranon që ti hapë telefonit askujt prej banorëve, që shprehen se iu ka mbetur që tiu dalin përpara makinave në rrugë.

“Na kanë thënë për sot me dalë, ne skemi ku shkojmë se jemi me fëmijë, të na japin ndonjë strehim ndonjë diçka”, është lutja e një prej qytetareve, ndërkohë që një tjetër akuzon drejtpërdrejtë kryetaren e Bashkisë së Laçit Majlinda Cara, që sipas tyre i ka mbushur me premtimedhe i ka gënjyer.

 

“Unë me tre fëmijët nuk e di se ku do shkoj, është turp për shtetin shqiptar, me e dëgju bota, që thonë se duhet të kisha aplikuar prej një muaji për çadër, për dy copa rrobe, le të vijë të shohi shteti shqiptar dhe kush të dojë. Të kenë turp, as bonus qeraje dhe asgjë, as një kontenier.

Majlinda Cara të na vijë këtu, pse na solli me autobus, ku të shkoj unë sot me tre fëmijë, kur është bora maleve. Kam fëmijën e vogël 7 muajsh, këtu kena për të vdek, le të na e heqin mencën, nuk kam ku shkoj”, shprehet gruaja e revoltuar.

“Qeraja përpara tërmetit ishte shumë e përballueshme, tani qeratë kanë shkuar deri në 300 mijë lekë, smundemi që ti përballojmë dot me këto të ardhura që kemi. Nuk e di se ça do bëhet, na morën në telefon për me dalë, na kishin hequr nga lista e ushqimeve, na kanë hequr dhe nga lista e strehimit, jemi zero, në rrugë të madhe”., tregon një tjetër banor i Laçit, që jetonte me qera përpara tërmetit.

Ndërkohë që ka familje që janë edhe 13 anëtarë, mes tyre shumë të mitur, dhe invalid, të pamundur që të punojnë.

“Kena prit para Bashkisë dhe sna kanë dhënë asgjë, jemi 13 vetë, vajza është 5 vetë, me katër jetimë se është e divorcume, djalin e kam me hekur në këmbë, vetë jam invalide, me epilepsi, të shkoj dhe të mbytem në lumë.

Unë më shumë rri e shtrume në spital se në shtëpinë time, a mendon Edi Rama për ne, jo me u tall me fukarenjtë. Kam pasur banesën time, as ka ardhur asgjë dhe as hiç, kam frikë që të fus fëmijët brenda, se vetë le të më zëjë, të gjitha plaçkat që kam pasur mi ka zënë shiu”, tregon e moshuara.

Një tjetër grua shprehet se vetëm të vdekur mund ta nxjerrin prej hotelit, në të kundërt ajo do të zgjedhë ti dalë përpara një makine.

“Unë dal e vdekme këtu, se e gjallë jo, o me ranë në korent. Na ka thënë Majlinda që të mos dalim nga këtu, po të mos vinte ajo, ku të shkoj unë që jam nënë e 8 fëmijëve, vetëm që ti dal një makine para. Nuk na ka marrë askush nga Bashkia e Laçit, na kanë thënë që do rregullohen gjërat dhe nuk na kanë dhënë asgjë, kaq po di me thënë”, shprehet me lot në sy një tjetër qytetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...