Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje, tashmë në qytetin e Vlorës.
Një motor ku udhëtonin dy persona është përplasur me një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në zonë e Skelës.
Mësohet se motori po lëvizte me shpejtësi kur makina i ka prerë rrugën.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga korespondeti i Syrit, pamjet janë të rënda. Të dy personat që udhëtonin me motor gjenden të shtrirë në rrugë.
Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe policia.