“Vrapo kundër korrupsionit”. Nën këtë moto rreth 600 persona vrapuan sot në Tiranë, ku mes pjesëmarrësve ishte edhe ambasadori I BE në vendin tone, Luigi Soreca dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.
“Më shumë se 600 persona vrapuan sot në edicionin e dytë të “Vrapo kundër korrupsionit” në Tiranë organizuar nga @EUinAlbania dhe ministria e Drejtësisë. Ne të gjithë duhet të vrapojmë në drejtimin e kundërt me korrupsioni. Sa më shumë të jemi, aq më e lehtë është “lufta”, shkruan Soreca në një postim të tijin në Twitter.
Por deklaratës së diplomatit europian i është përgjigjur indirect nënkryetari i PD, Edmond Spaho.
Përmes një postimi në Facebook, duke mos kursyer edhe ironinë, Spaho shprehet se, të luftosh korrupsionin me vrap është sit ë luftosh Koronavirusin me birra Korona.
"Vrap bëni sepse është i mirë për shëndetin. Sa për korrupsionin, vrapi e lufton aq sa birra Korona lufton koronavirusin", shkruan Edmond Spaho. /Syri.net