Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Mbi pesë makina janë përfshirë në aksidentin zinxhir në Mëzez. Fatmirësisht nga përplasja nuk raportohet për të lënduar.
Forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.