Ndalimi i Henri Çilit, reagon Profesorati i Universitetit Europian të Tiranës. Ja çfarë sqaron

Premte, 28 February 2020 14:32

Pas lajmit per ndalimin e botuesit dhe analistit Henri Çili ka reaguar me nje qendrim te unifikuar Profesorati i Universitetit Europian të Tiranës. 

Permes nje deklarate per mediat, profesorati ka sqaruar se ndalimi i Henri Çili nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet.

“Thirrja e z. Çili në organet e drejtësisë lidhet me dhënien sqarime mbi Legal Studio shpk, i cili është një entitet krejtësisht i pavarur nga Universiteti Europian i Tiranës”, thuhet ne qendrimin zyrtyar te profesoratit.

Anëtarët e Senatit Akademik, duke vleresuar performancen ekselente qe ai ka dhënë këtij Universiteti, statusin e një aktori publik me rëndësi kombëtare dhe më gjerë, kane reaguar me indinjate ndaj atyre qe i kane cilesuar si “pasaktësi, spekulime ose dashakeqësi në raportimin e ngjarjes së sotme”.

Reagim i unifikuar i Profesoratit të Universitetit Europian të Tiranës

Në interes të informimit të drejtë publik, Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës sqaron se ndalimi i z. Henri Çili nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet.

Si një institucion me përvojë 15 vjeçare në arsimin e lartë në Shqipëri, UET gëzon reputacion të lartë dhe vlerësim maksimal sa u përket standarteve të cilësisë, të njohura nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, prej të cilave është licensuar dhe akredituar, ligjërisht.

Performanca ekselente i ka dhënë këtij Universiteti statusin e një aktori publik me rëndësi
kombëtare dhe më gjerë, ndaj ne si anëtarë të Senatit Akademik reagojmë me indinjatë ndaj pasaktësive, spekulimeve ose dashakeqësive në raportimin e ngjarjes së sotme, duke sqaruar se thirrja e z. Cili në organet e drejtësisë lidhet me dhënien sqarime mbi Legal Studio shpk, i cili është një entitet krejtësisht i pavarur nga Universiteti Europian i Tiranës.

UET është universiteti më i madh privat në vend, me numrin më të lartë të studentëve të regjistruar në ciklin e parë, Bachelor, për vitin akademik 2019-2020 dhe renditet i gjashti për numrin e studentëve, ndër të gjitha universitetet publike dhe private, në rang kombëtar.

UET dhe shoqëria që e ka në pronësi, respektojnë të gjitha standardet e mirëadministrimit, sipas legjislacionit në fuqi në të gjitha aspektet dhe kanë marrëdhënie shumë korrekte me të tretët. Ky institucion u është nënshtruar standardeve më të larta ndërkombëtare në auditim financiar.

Senati Akademik i UET garanton opinionin publik se i gjithë stafi akademik i Universitetit, mbi 100 pedagogë të brendshëm, profesorë dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave mbeten të përkushtuar për të vijuar misionin e këtij institucioni të arsimit të lartë, në raport me studentët dhe shoqërinë.

Firmat 

firmat

Subscribe

Login to post comments