Gjykata liron kreun e Dhomës së Tregtisë në Lezhë, Paloka: U përballa me një maskaradë të drejtë(z)isë …

Premte, 28 February 2020 15:04

Gjykata e Lezhës ka nxjerrë nga qelia kreun e Dhomës së Tregtisë të arrestuar tre ditë më parë në kuadër të një hetimi për vdekjen e një punëtori në një pallat në ndërtim. Gjykata vendosi që Pashk Palokaj të hetohet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për ta mbajtur në burg, togat e zeza vendosën se masa nuk i përgjigjet rrethanave të faktit .

Po ashtu Gjykata e Lezhës ndryshoi masen nga "arrest në shtëpie" në "detyrim paraqitje" edhe për Manuela Lalën, drejtuesen e punimeve ku humbi jetën punëtori 8 muaj më parë.

Biznesmeni Pashk Palokaj, njëherazi kreu i Dhomës së Tregtisë Lezhë dhe një punonjëse e kompanisë që ai administron janë vënë nën akuzë nga prokuroria e Lezhës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe për punësim të paligjshëm.

Vendimi i gjykatës për të liruar Palokajn u përshëndet edhe nga Dhoma e Tregtisë në Lezhë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook,  Dhoma që drejtohet nga Palokaj shprehet se ky ishte “një hap i parë”, ndërsa priste që Paloka të shpallej i pafajshëm.

Ndërkohë pas ndryshimit të masës ndaj tij ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook edhe biznesmeni Pashk Paloka i cili shkruan duke i falenderuar të gjithë për “mbështetjen, dhe inkurajimin që me dhatë në këto 3 ditë të një përballje me një maskaradë alla shqiptare të drejtë(z)isë ..!”

Ja postimi i plotë i Palokës:

Te dashur miq ..!
Ne radhe te pare dua te shpreh gjithe mirnjohjen time me te thelle per gjithsecilin prej jush ,qytetare shok , miq, per ju koleg Biznesmen per mbeshtetjen dhe inkurajimin qe me dhate ne keto 3 dite te nje perballje me nje maskarade alla shqiptare te drejte(z)ise ..!
Mbi te gjitha ju falenderoj per besimin qe keni ne pafajsine time dhe per kete ju premtoj qe nuk do u zhgenjej ..!
Ndjehem dhe jam i pafajshem
Jam optimist edhe pse sot drejtesia eshte ne diten me te zese te saj ka edhe njerez me integritet qe te drejtes i japin forcen dhe vleren e saj ..!
Me respekt PP

Login to post comments