Me 1.6 kg heroinë ‘cobret’ me vete/ Kryente lëvizje të dyshimta, ja si u arrestua i riu shqiptar

Tuesday, 10 Mars 2020 17:35

Një shqiptar, 23 vjeçar, është arrestuar nga policia e Milanos, pas dyshimeve të rastësishme se ai diçka fshihte në lëvizjet që kryente.

Karabinierët u vunë në lëvizje, menjëherë pasi shqiptari doli nga pallati i tij në rrugën Monza.

Shqiptari në sytë e karabinierëve filloi të lëvizte me shpejtësi pa ndonjë shkak të arsyeshëm.

Ai mbante në dorë dy celularë të cilët i shikonte shpesh, ndërkohë që herëpashere kthente kokën pas për të parë në rrugë.

Të bindur se kishin të bënin me një person të dyshimtë që kishte diçka për të fshehur, karabinierët vendosën ta kontrollonin.

Dhe kishin të drejtë.

Gjatë kontrollit, shqiptarit 23 vjeçar, iu gjetën 1 kilogram e 600 gramë heroinë të llojit ‘Cobret’ që njihet ndryshe si droga e të varfërve, që merret nga mbetjet e heroinës së pastër.

Në banesë shqiptarit iu gjetën edhe dy peshore precise, katër blendera që përdoreshin për ‘të punuar’ drogën dhe 6 qese me ngjyrë të kuqërremtë në formën e ‘miellit’ që rezultoi të ishte me përbërje kafeine, fenicitine dhe substanza të tjera farmaceutike që shërbenin për të prerë drogën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...