Asnjërës prej sanitareve në spitalin e Durrësit nuk i është bërë testi i koronavirusit

E Enjte, 12 Mars 2020 17:28

Ish-deputetja Albana Vokshi shkruan në faqen e saj në Facebook se asnjëra nga sanitaret që i ka shërbyer gruas që vdiq nga koronavisuri, nuk i është bërë testi.

Sipas Vokshit, të 9 sanitaret janë në shtëpitë e tyre të rrethuar nga njerëz.

Denoncimi i plotë i Albana Vokshit:

Sot, kam marrë disa shqetësime nga punonjës të Spitalit #Durrësit. Asnjë prej sanitareve që kanë shërbyer për 3 ditë në dhomën ku ka humbur jetën zonja 73 vjeçare, nuk i është bërë testi i #coronavirusit. Secila prej 9 sanitareve është në shtëpi, rrethuar nga familjarë e të afërm. Gjithësecili prej tyre rrezikon të jetë i ekspozuar ndaj virusit.

 

Task Forca, të marrë masa për të testuar cdo qytetar që ka qenë i ekspozuar e në kontakt me të ndjerën si dhe me personat që kanë qenë në dhomën e saj apo në ambjentet ku ajo ka kaluar, apo dhomat e mjekëve.

#JoPanikut

#PoShërbimitNdajQytetarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...