VIDEO/Tre raste të reja brenda pak orësh në Infektiv/ 'Na mashtrove', stafi i autoambulancës debat me një familjar

E Enjte, 12 Mars 2020 21:50

Janë 3 raste urgjente brenda 60 minutash që transportohen me autoambulancë në ambientet e karantinës te Infektivi në QSUT.

Sipas raportimit të gazetarit të News 24 për BalkanWeb, Erjon Skëndaj brenda autoambulancave ndodheshin pacientë të dyshuar me COVID 19.
Në videon e siguruar për BalkanWeb, duket se nga mjeti dalin fillimisht mjekë të personelit të pajisur me veshje të përshtatshme e më pas personi i dyshuar.

Ndërsa në rastin tjetër, pa u futur mirë brenda rrethimit personeli i veshur pa uniformën speciale ka hapur derën e automjetit duke thirrur me ze të lartë: “Na mashtrove”.

 
 

Autoambulanca është ndalur në hyrje në pritje të personelit të urgjencës së spitalit infektiv me uniforma speciale. Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije se, nga biseda me zë të lartë mes stafit të autoambulancës dhe një familjari të gruas që ndodhej brenda mjetit u mësua se gjatë thirrjes për ndihmë në nr 127 ishte mbajtur e fshehtë situata shëndetësore e pacientes dhe historiku i udhëtimit të saj, çka vë në rrezik sigurinë e shëndetit të tre punonjësve të autoambulancës që ishin pajisur me doreza të thjeshta dhe maska kirurgjikale nisur nga informacioni i marrë nga qendra e kordinimit.
Pak minuta më pas në Infektiv mbërrin një autoambulancë tjetër me një rast të tretë të dyshuar me Covid 19. Stafi i veshur me veshje speciale ka transportuar një pacient me barrelë në katin zero të infektivit.
Kujtojmë që në vendin tonë janë 23 personat e prekur nga koronavirrusi. Një prej tyre ka ndërruar jetë (73-vjeçarja në Durrës).

 

Modifikuar më E Enjte, 12 Mars 2020 22:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...