Basha: Të ndihmohen familjet e varfra, të krijohet plan afatgjatë

E Enjte, 12 Mars 2020 22:28

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në emisionin “Opinion” se dy shqetësimet e opozitës për situatën e krijuar nga koronavirusi,  janë ndihma e familjeve të varfra dhe krijimi i një plani afatgjatë për të përballuar situatën.

Basha u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra kundër koronavirusit, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e opozitës për të ndihmuar qytetarët.

Çfarë mesazhi do të jepni ju në një moment me vëmendje të madhe qytetarëve si lideri i opozitës?

Tani është koha që të jem në solidaritet me njëri-tjetrin, të jemi bashkë dhe të jenë sa më të sigurt që të jetë e mundur. Ky është fokusi im në javët në vijim, ky duhet të jetë fokusi i kryefamiljarëve e çdo shqiptari. Ne do të bëjmë gjithçka personalisht përmes distancimit social, për të kontribuar në minimizimin e riskut. Autoritetet nuk duhet të kenë asnjë kompleks, nuk ka rrugë tjetër opozita veçse t’i bëj publike propozimet veta. Disa propozime u pranuan, jemi të lumtur që u adaptuar për pagesën e një prej prindërve që do të qëndroj me fëmijë, jemi të lumtur që u adaptua pezullimi i fasonëve e Call Center. Tani kam dy shqetësime kryesore. 50% e popullsisë janë në gjendje të varfër. Kemi kërkuar rishikimin me urgjencë të buxhetit. Unë po kërkoj fare të thjesht dhe të mundur dhe të shmangen gabimet që u bën me tërmetin vonesat që u bën me tërmetin dhe tani që flasim ne janë me qindra familje në çadra ose janë kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Po kërkoj të mos merren masa sot për sot, por të merren masa afatgjatë të ketë një plan të qartë dhe jo një  reagim të përditshëm gjatë situatë në evulim./ Opinion.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...