Koronavirusi/ Çfarë do sjellë ngrohja e temperaturave, mjeku nga SHBA: Besoj se dy muajt e ardhshëm…

Premte, 13 Mars 2020 09:20

Duket se kjo pandemi botërore nuk do të ketë një vaksinë”. Është kjo përgjigja që erdhi nga SHBA, nga mjeku Arban Domi, Drejtor i Zhvillimit të Vaksinave në “Geovax”, një nga kompanitë e njohura të prodhimit të vaksinave në botë, mbreme ne emisionin ‘Opinion’.

Dr. Domi, tha se kompania ku ai punon  është në fazën e zhvillimit të vaksinës në laborator, por deri në krijimin dhe përdorimin e saj do të duhet të kalojnë 1.5- 2 vjet.

Megjithatë Domi tha se ngrohja e temperaturave pritet të sjellë përmirësim të situatës.

Arban Domi: Kemi filluar zhvillimin e një vaksine për koronavirusin. E koncpetuam dhe po e ndërtojmë në laborator nëpërmjet mënyrave dhe teknikave molekulare dhe gjenetike, për ta vënë në provë tek kafshët.

 

Është në fazë laboratorike dhe shpresojmë ta kemi gati në dy muajt e ardhshëm dhe në fillim të qershorit ta provojmë tek kafshët.

Vaksina së pari konceptohet, në bazë të njohurive që kihet për virusin apo familjen e këtij virusi. Kjo vaksinë bazohet në bazohet në viruset sars dhe mërs.

Faza e dytë është ajo laboratorike, përgatitja në laborator.

Faza e tretë, testimi në kafshë.  Fillimisht për të parë reagimin imunitar dhe më pas kafsha infektohet dhe shihet reagimi i vaksinës.

Faza e katërt, është përgatitja për njerëzit por kjo kërkon rreth 6 muaj kohë. Testet tek njerëzit vzhdojnë 3-6 muaj. Dhe më pas prodhimi i vaksinës , që kërkon deri në 1 vit.

Blendi Fevziu: Sa kohë do duhet për ta patur këtë vaksinë?

Në rastin më të mirë 1.5-2 vjet nga dita e sotme. Në kushte normale merr 15 vjet për t’u zhvilluar, në rastin konkret, po shkurtohen etapat.

Me masat që po merren kudo nëpër botë, besoj në 2 muajt e ardhshëm, sidomos rritja e temperaturave do të favorizojë uljen e epidemisë

Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 09:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...