Apeli: Ju lutem qëndroni në shtëpi, ne nuk mundemi

Premte, 13 Mars 2020 10:09

Mjekët e Spitalit Infektiv janë në vijën e parë të frontit të luftës në një betejë me një virus që ka brenda të panjohurën dhe që është gjithashtu shumë i rrezikshëm, i kthyer tashmë në pandemi botërore.

Të veshur me maska e mjetet e tjera të duhura për këto raste, mjekët dhe infermierët e Infektivit kanë publikuar në rrjetet sociale një mesazh prekës për të gjithë qytetarët.

“Ju lutem mos na shihni çuditshëm. Jemi ne mjekët, infermierët dhe sanitarët që ju kemi shërbyer gjithmonë, vetëm uniforma ka ndryshuar. Jemi ne më të rrezikuar dhe janë familjet tona janë të rrezikuara. Ju lutemi mos dilni në rrugë. Së bashku do ja dalim”- shkruajnë në rrjetet sociale disa mjekë të Spitalit Infektiv.

Ja mesazhi i plotë:

 

“Për të gjithë ju që na shihni cuditshëm kur ne futemi te godina e Spitalit Infektiv, të kthyer në karantinë tashmë. Jemi ne infermierët, mjekët, sanitarët ato që kemi qenë gjithmonë në shërbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jonë.

Por ne jemi sërish të njëjtët vecse në një mision të vështirë që të gjithë ju s’do e kuptoni! Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është dhe familja jonë, ndaj Ju lutem mos na shihni cuditshëm e mos na pyesin si ia dalim! Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shëndoshë e mirë nga ky mision! Me mbështetjen e madhe të shefes sonë, prof. Najada Çomo do ia dalim, jam e bindur për këtë! Ju lutem qëndroni në shtëpi ! Ama ne nuk mundemi! Lutem për stafin tim, për klinikën e parë te Spitalit Infektiv!”

Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 10:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...