Janë 15 mjekë, infermierë dhe personel ndihmës të Spitalit Rajonal Fier që janë vetëkarantinuar pas kontaktit me një 61 vjecare të infektuar me koronavirus e cila tani ndodhet në terapi intensive në spitalin Infektiv ne Tirane.
Me kontrollin e sistemit TIMS, rezultoi se e moshuara kishte hyrë në vendin tonë ne datë 6, duke bërë që ti merret mostra për analizim. Në pritje të përgjigjes gruaja është hospitalizuar dhe ka qëndruar e vetme në një dhomë në repartin e pathologjisë.
Pas daljes së përgjigjes, rezultati i së cilës ishte pozitivë, dhe duke parë gjendjen shëndetësore të gruas, kjo e fundit është nisur në Tiranë.
Gruaja nga Fieri në terapi intensive, mjekët e spitalit futen në karantinë sepse…
Një nga dy personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë që janë në terapi intensive, është një 61-vjecare nga Fieri.
Albana Fico, drejtore e IShP bëri me dije sot se stafi mjekësor i spitalit të Fierit, i cili i ka shërbyer pacientes për sa kohë që ajo ka qenë e shtruar në këtë qytet, është vetëkarantinuar.
E pyetur në konferencën për shtyp sot nëse ka mjekë e infermierë të vetëkarantinuar në Fier, Fico tha:
“Po ka, personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes sa kohë ka qenë në spital“.