Medikament kundër koronavirusit? Italia autorizon përdorimin e këtij ilaçi tek 250 pacientë

Saturday, 14 Mars 2020 15:25

Tocilizumab, një ilaç i përdorur për artritin, qe nuk është një antiviral, por vepron në inflamacion kronik, duket se zvogëlon rrezikun që pacientët me Coronavirus të kenë kompliacione të frymëmarrjes dhe të shkojnë në kujdes intensiv. 

“Kjo kurë është një shenjë e shpresës së fortë për të gjithë ne, ndërsa presim te dale që një vaksinë specifike per  Covid-19”. Keshtu ka thene Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë e Cështjeve Sociale në Parlamentin italian Marialucia Lorefice, raportojne mediat italiane.

“Pas rezultateve pozitive të dy pacientëve të pranuar në spitalin Cotugno në Napoli, autorizohet përdorimin i medikamentit Tocilizumab në 250 pacientë të tjerë me Covid-19. Protokolli i hartuar nga një grup doktorësh nga spitali Neapolitan, pas OK te dhene nga Enti Kombëtar italian i Ilaçeve do të miratohet gjithashtu nga spitali Bergamo dhe strukturat e tjera që po luftojnë kundër koronavirusit “, ka thene deputetja e Lëvizjes 5 Yje dhe njeheresh Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë e Cështjeve Sociale në Parlamentin italian, ne nje shenim ne rrjetet sociale.

Sipas saj, kjo është dëshmi e mëtejshme e përpjekjes së madhe që mjekët dhe studiuesit po bëjnë për mposhtjen e kësaj sëmundje.

“Janë ata që e bëjnë sistemin tonë shëndetësor një përsosmëri në të gjithë botën. Për ata, të cilët rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të shpëtuar atë të të sëmurëve, ne i detyrohemi angazhimin tonë si qytetarë të respektojnë rekomandimet e qeverisë. Një sakrificë që mund dhe duhet ta bëjmë, vetëm në këtë mënyrë do të dalim së shpejti nga emergjenca ”, tha ajo.

Login to post comments