Ndalohet autobusi me 38 pasagjerë në doganë, të gjithë në karantinë

Saturday, 14 Mars 2020 17:28

Një autobus me 38 pasagjerë është ndaluar në orët e fundit në doganën e Kakavijës, duke mos u lejuar të futet në territorin shqiptar.

Automjeti që vinte nga Kreta, u ndalua rreth orës 14.00, kur të gjithë pasagjerët (36) dhe dy drejtuesit e mjetit iu nënshtruan masat anti-koronavirus.

Të gjithë pasagjerët pas kontrollit rezultuan të pastër. 

Pasagjerët janë nga Tirana, Durrësi, Lushnja, Fieri.

Ata kanë pretenduar te autoritetet doganore se nuk e dinin urdhërin e ndalimit.

Autobusi u lejua të kalojë vetëm pasi në të kishte edhe fëmijë dhe të moshuar.

Autobusi është shoqëruar më tej nga përfaqësues të policisë rrugore, pasi të gjithë personat do të karantinohen në mënyrë të detyrueshme për të paktën 14 ditë.

Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës ka rreth 60 persona të izoluar përgjatë periudhës së provës së karantinimit.

Login to post comments