Çmime abuzive/ Autoriteti i Konkurrencës: Nisni faturat tek kjo adresë

Saturday, 14 Mars 2020 17:24

Në kohë krizash, të parët që nisin të ‘qarkullojnë’ janë spekulantët e çmimeve.

E sigurisht që të tillë nuk mungojnë as në Shqipëri.

Qytetarët prej kohësh po denoncojnë në të gjitha kanalet e rrjeteve sociale fatura abuzive të produkteve, kryesisht farmaceutike.

Për të shmangur këtë, ka ndërhyrë sot Autoriteti i Konkurrencës, i cili këshillon të gjithë konsumatorët të nisin faturat në adresën zyrtare This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. faturat ose prova të tjera.
 

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike si ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse.

Konkurrenca i bën thirrje qytetarëve se nëse disponojnë fatura ose prova të tjera janë të dërgojnë në adresën zyrtare This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. faturat ose prova të tjera.

Gjithashtu për shkak të COVID-19 Autoriteti i Konkurrencës njofton se mbledhjet e Komisionit të Konkurrencës dhe seancat dëgjimore të planifikuara gjatë periudhës 17 mars-31 mars do të shtyhen për në muajin prill.

Login to post comments