Vinin nga Gjermania, prej 24 orësh 11 shqiptarë të bllokuar në tokën neutrale Bosnje- Mal i Zi, Shqipëria po negocion për t’i sjellë në Han të Hotit

Hënë, 16 Mars 2020 18:08

Njëmbëdhjetë shqiptarë të rinj pasi morën lajmin se Shqipëria kishte mbyllur kufijtë ishin nisur nga Gjermania për të ardhur në atdhe.

Me 4 makina ata kanë kaluar nëpërmjet kufirit tokësor në Trebinje Bosnje Hercegovinen por u kthyen nga Mali i Zi dhe më pas nuk u pranuan as nga Bosnja.

Prej 24 orësh në tokën neutrale janë bllokuar shqiptarët Ilber Zyberi, Albert Mollaj, Astrit Cenaj, Besmir Dervishi, Eri Meno, Aida Meno, Egland Dova, Mandela Elmazi, Vladimir Elmazi, Mario Laze.

Por pas denoncimit në Neës24, menjëherë autoritetet shqiptare kanë nisur negociatat për t’I kthyer në atdhe nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Shqiptarët e bllokuar denonocuan se askush nuk i ka pyetur apo t’i ndihmojë pavarësisht se prej 24 orësh janë në të ftohtë pa ndihma.

Qeveria malazeze po zhvillon një mbledhje të jashtëzakonshme dhe do të mbajë qëndrim lidhur me çështjet problematike sa i takon situatës me koronavirusi.

Login to post comments