Pse preken meshkujt më shumë/ Mjeku i njohur: Ja kur do të kemi një 'dominim' të pandemisë në Shqipëri

Hënë, 16 Mars 2020 17:59

Themelues dhe drejtues i imunologjisë, profesor, doktor Genc Sulçebe i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në Fax News foli në lidhje me situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vendit tonë.
Sulçebe nënvizoi faktin se masat e ndërmarra janë për të mos u lejuar përhapja më tej e virusit, ndërkohë që theksoi se kjo është e vetmja mënyrë për të frenuar deri në maksimum përhapjen e këtij infeksioni, pasi akoma nuk ka mdeikamente për ta mjekuar.
Mjeku theksoi se nuk duhet të depresionohemi dhe të dyndemi në klinika, pasi popullata sipas tij duhet të vetëedukohet dhe të ketë besim tek sistemi imunitar, të mos alarmohet dhe të vetëmjekohet në shtëpi siç ndodh me një grip të zakonshëm.
“E vetmja mundësi është frenimi në maksimum i përhapjes së këtij infeksioni. Kjo është mënyra e vetme që mund të bëjmë, pra duhet distancim social. Edhe izolimi fizik do të ishte më i mirë për atë pjesë të popullatës që janë më të prekur nga ky infeksion. Ndërkohë që moshat nën 50 vjeç nuk janë shumë të prekur sidomos të seksit femër. Ka rezultuar se mosha mbi 50 vjeç dhe meshkujt rrezikojnë më shumë të preken. Këto kontigjente duhet të përpiqemi që tu mbushim mendjen që mos të kenë kontakte me njerëzit e tjerë, gjithmonë të mbajnë maskë, të lajnë duar, fytyrën, gjeste bazike por që parandalojnë përhapjen. Përhapet shumë shpejt ky virus. Mund të përhapet edhe përpara se individi të ketë shenja. 80% e individëve shërohen pa asnjë pasojë, vetëm 15% mund të kenë një ecuri të sëmundjes me pasoja, por shërohen. Ndërkohë që vetëm 4% janë më të rrezikuar, moshat e shtyra.
Ne nuk duhet të vërsulemi në klinika. Duhet që popullata të vetëedukohet të mos alarmohet është një grip, pak më i fortë se gripi i zakonshëm. Nuk duhet të alarmohemi të jemi të qetë. Mos të marrim masa alarmante nëse ndjejmë se po kalojmë një grip. Të rrimë të qetë të vetë mjekohemi, të marrim lëngje me shumicë, paracetamol për temperaturën. Mbasi futet virusi, ai kapet nga sistemi imunitar dhe pikërisht ky sistem bën të mundur që të rritet temperatura. Temperatura është një masë mbrojtëse dhe rritet temperatura që ai të mos shumëzohet. Ai nuk është i aftë të shumëzohet jashtë dhe shumëzohet brenda trupi të njeriut. Rritja e tempraturës ul aftësinë që virusi të shumëzohet. Të marrim lëngje me shumicë, të mos depresionohemi, pasi depresioni, lodhja, ul sitemin imunitar. Sistemi imunitar i mban në frenim virusin. Këtu kemi një virus më agresiv, mos të stresohemi të kemi besim tek aftësitë e sistemit imunitar. Sistemi imunitar ka përballuar me mijera viruse. Te jemi të qartë, do ta mposhttë, aq më tepër që tekonlogjia ka arritur në një nivel të tillë që janë gjetur vaksina.
Në gjysmën dytë të këtij viti ky infeksioni do të dominohet dhe do ta kalojmë këtë lloj stresi. Ne duhet ta harrojmë atë, viruse kemi kudo.”– tha mjeku.
Po ashtu Sulçebe tha se virusi ishte diçka që nuk parandalohej në vendin tonë, pasi edhe shtete më të mëdha me më shumë kapacitete e kanë pasur të pamundur që ta parandalojnë përhapjen e tij.
“Virusin nuk mund ta izolojmë tashmë. Ishte një gjë e pamundur. Në momentin që virusi futet në popullatë një njeri ja shpërndan të paktën 3 të tjerëve. Nuk mund të kontrollohet. Duhet të përpiqemi të marrim masa që ta pakësohet kjo shpërndarje. Duhet të  presim me qetësi evolucionin natyral të infeksionit.
Këtu jemi në lëvizje të lirë më Europën dhe në një dyndje njerëzish, infeksioni do të futej. Puna është të ndalohet dhe mos të prekë ato grupe të popullatës që janë të rrezikuar. Mjekët janë ato që do ta pësojnë të parët. Të gjithë të sëmurët që janë aty, kanë probleme më frymëmarrjen. Nuk është për tu çuditur që disa prej tyre kanë pasur virusin dhe e kanë shpërndarë. Është e pamundur për personelin mjekësor që të mos infektohet, pavarësisht masave mbrojtëse, kjo gjë ka ndodhur edhe në Itali dhe në Kinë.
Është një virus, shumë infektoz. Kemi një nivel shumë të lartë të personelit mjekësor të infektuar edhe në Kinë edhe në Itali. Pra personeli mjekësor është shumë i rrezikuar. Unë mendoj se duhet të kemi grupe të specializuar që bëjnë vizita në shtëpi. Nuk është mirë që i sëmuri të dalë nga shtëpia, pasi bëhet shumë infektoz. Në rast se është e nevojshmë duhe të çohet në spital. Tani nuk ka më mjek familje, por këtu bëhemi të gjithë bashkë. Mjeku i familjes duhet të futet në grupet e kontrollit duhet një mobilizim i përgjithshëm. Personi i infektuar duhet të izolohet brenda banesës sepse është e pamundur që të nisen të gjithë në spital.
Këtu reanimacioni intensiv do pajisje të veçanta, personel të specializuar, duhet t’ua lëmë atyre që janë më tepër në nevojë. Duhet të lejojmë që sistemi shëndetësor të mjekojë ato që janë më në nevojë, ndërkohë që të tjerë do të shërohen. Karantinim e përdorim për ato që dyshohen se janë të infektuar, për ato që janë të sëmurë quajmë termin izolim. Nëse një i sëmrurë ka shenja të sëmundjes duhet të izolohet.”– deklaroi Sulçebe.
Sa i përket debatit në lidhje me përdorimin e medikamenteve si paracetamol apo ibuprofen për temperaturën, mjeku sugjeroi paracetamol
“Si i ibuprofeni dhe paracatemoli veprojnë njëlloj për temperaturën, por unë rekomandoj paracatemolin e thjeshtë. Nuk ka mjekime të tjera që bëjnë mrekulli. Nuk ka medikamnete çudibërëse, mjeku nuk ka çfarë të bëjë më tepër se kaq. Mjeku duhet të shohë nëse një i infektuar ka nevojë për oksigjen apo jo kjo është puna e tij dhe duhet të ruhet që të mos të infektohet.”- tha Sulçebe.
Mjeku theksoi sërish se duhet ta konsiderojmë si një grip, ndërkohë që shtoi se ka shtet që po punnojnë për gjetjen e veksinës, duke theksuar se nuk është diçka e jashtëzakonshme.
“Duhet ta konsiderojmë si një grip, është një problem botëror ne nuk jemi vetëm në këtë problem. Ka shtete që po punojnë seriozisht në drejtim të vaksinës. Do të arrijnë që ta dominojnë. Ne duhet të marrim masa për izolimin fizik. Fizik nuk do të thotë të mbyllet në një dhomë, por mjafton të mbajnë një maskë, të lajë duart, fytyrën gjëra bazike. Virusi futet vetëm në rrugët e frymarrjes. Nëse kemi hundën dhe gojën të mbuluar mirë jemi të mbrojtur dhe duhet të edukojmë njerëzit, pasi duhet të mbajnë maskë pasi janë shpërndarës. Pra 34% janë asimptomatik, por e shpërndajnë virusin.  Nuk është një gjë e jashtëzakonshme është një virus që del një herë në shekull. Është më infeksioz së viruset e mëprashme, por nuk është cunam. Spitali nuk është zgjidhje, pasi spitalet kanë rezultuar se qendra infeksioni masiv. Personeli mjekësor punon në kushte të jashtëzakonshme si astronaut. Duhet tua lëmë spitalin atyre që kanë nevojë për mjekim intensiv.”– tha mjeku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...