Koronavirusi/ Dhomat e huaja të tregtisë i sugjerojnë qeverisë masa

E mërkurë, 18 Mars 2020 16:37

Dhomat e huaja të tregtisë propozojnë plan masash lehtësuese për t’i ardhur në ndihmë bizneseve. Dhoma italiane dhe amerikane janë në një linjë kur i sugjerojnë qeverisë që të shtyjë afatin për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore. Pezullimi ose eleminimi për të paktën 3 muaj i pagesës së taksave dhe kontributeve të tjera të detyrueshme për bizneset, turizmin dhe punëmarrësit.

Për të shangur pushimet masive nga puna në rast se bizneset detyrohen të mbyllen përkohësisht, Dhoma Italiane sugjeron.“T’u lejohet shoqërive, në rast bllokimi të aktivitetit, nxjerrja e të gjithë punonjësve në asistencë sociale, pa qenë e nevojshme të aktivizohet procedura e pushimit nga puna. Kjo do t’i jepte punonjësve mundësinë për të mos humbur vendin e punës dhe në të njejtën kohë, të mund të marrin një pagë minimale të garantuar që mund të dyfishohet me kontributin e biznesit që i shtohet atij të Shtetit”.

Ndërkohë, bizneset amerikane që operojnë në vendin tonë propozojnë dhe një zgjidhje tjetër: “Krijimin e një fondi të emergjencës që do të mundësojë akses në kapital (me anë të kredive të buta si dhe granteve) në mënyrë që bizneset të perballojnë efektin negativ të kësaj periudhe”

Të gjitha këto pika kanë për qëllim, sipas dhomave, shmangien e kolapsit financiar, si pasojë dhe bllokimin e aktivitetit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...