Denoncimi i ish-deputetit: Mali i Zi çon avion për studentët e vet, Qeveria le në mëshirë të fatit 100 studentë në Bullgari

E mërkurë, 18 Mars 2020 17:31

Ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi, ka denoncuar braktisjen që qeveria Rama u ka bërë 100 studentëve shqiptarë në Bullgari, të cilët Shqipëria i ka lënë në mes të rrugës
'Qeveria shqiptare ka braktisur dhe ka lënë në mëshirë të fatit mbi 100 studentë të cilët gjenden me studime në Bullgari.
Ndërsa Mali i Zi dërgon avion të posaçëm për studentët e vet, Shqipëria i le në mes të katër rrugëve.
Kërkesës së tyre, ambasada i është përgjigjur në mënyrë evazive, duke mos i ofruar asnjë mbështetje dhe asnjë garanci për kalim në doganat shqiptare.
Ndërkohë, kampusi është mbyllur dhe pjesa tjetër e mësimit do të vazhdojë online. Studentët duhet të largohen në vendet përkatëse.
Pas email-t të datës 14, në takimin me ambasadën, atyre i është ofruar si zgjidhje vetëm rruga nëpërmjet Turqisë, me avion që kushton shumë, përtej mundësisë financiare të familjeve të tyre.
Kërkesës së studentëve që shteti t’i evakuojë me autobuzë, ambasada i është përgjigjur në formë refuzuese.
Studentët bëjnë apel për krijimin e mundësisë së kthimit të tyre dhe shprehin gadishmërinë e karantinimit 14 ditor, sapo të mbërrijnë.
Kjo është fytyra e vërtetë e një qeverisje të papërgjegjshme që ka braktisur çdo detyrim dhe përkujdes ndaj shtetasve të vet.
Studentët duhet të kthehen në Shqipëri!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...