I burgosuri infektohet me COVID-19, izolohen 12 të dënuar dhe 4 gardianë

E mërkurë, 18 Mars 2020 18:15

Një i burgosur ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë për koronavirusin, në Britaninë e Madhe.
Burri ishte duke kryer dënimin në burgun e HMP Manchester dhe aktualisht është transferuar në spital ku po mjekohet.
Asnjë i burgosur në këtë burg nuk rezultoi pozitiv, por 13 të burgosur dhe katër roje burgu janë tani në izolim, ndërsa vizitat vijojnë normalisht nga familjarët e të të burgosurve.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha:

“Një i burgosur në HMP Manchester ka provuar pozitiv për COVID-19 aktualisht është në spital. Asnjë I burgosur tjetër apo roje nuk kanë rezultuar pozitivë. Stafi po punon ngushtë me ekspertë të Shëndetit Publik Angli për të ndërmarrë veprime të duhura, përfshirë masat për të minimizuar rrezikun e infeksionit të mëtejshëm. 
Përveç mirëqenies së të gjithë stafit tonë të palodhur, së bashku me vizitorët dhe të burgosurit, përparësia jonë është të ruajmë një regjim normal për aq kohë sa të jetë e mundur, përfshirë vizitat”. 

 
Login to post comments