Plani financiar i qeverisë, Berisha: Thesi duhej të hapej për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë

E Enjte, 19 Mars 2020 21:56

Ish-kryeministri Berisha në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, tha se Rama nuk e ka hapur thesin aty ku duhet.

Ai u shpreh se thesi duhet të hapej  te biznesi i vogël dhe te njerëzit në nevojë.

Berisha: Nuk u hap thesi aty ku duhej, thesi duhet të hapej. Duhet të hapej për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë. Biznesi i vogël ka të punësuar 500 mijë punëtorë. Janë të gjithë të mbyllur në mision të mbyllur. Shtetit i takon t’i bëjë që ta përballojë këtë situatë. Punonjësit e tyre, nuk mund të paguhen me pagën e para epidemisë, por që të kapërcejnë bazat. 

Login to post comments