Berisha: Fluturimet duheshin pezulluar që kur Conte izoloi veriun e Italisë, vdekja në Korçë e dyshimtë

E Enjte, 19 Mars 2020 21:58

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se qeveria gaboi që nuk mbylli fluturimet me veriun e Italisë që kur kryeministri italian izoloi këtë zonë.

Në një lidhje me skype për "360 Gradë" në Rtv Ora, Berisha tha se u tregua një papërgjegjshmëri totale edhe pse vendi gumëzhinte për shfaqjen e rasteve të para.

Ai foli dhe për vdekjen e dyshimtë në Korçë.

Berisha: Me datën 25 shkurt kryeminstri italian Conte ka shpallur izolimin e plotë të 10 distrikteve të Italisë së Veriut. Atë ditë kam kërkuar që të bllokohen të gjithë shtetasit që vinë nga këto 10 zona në Shqipëri, shqiptarë apo italianë qofshin ata. Përkundrazi asnjë nuk është penguar, u kalua me kryeneçësi ndonëse Tirana gumëzhinte se janë shfaqur rastet e para të koronavirusit në Shqipëri. Nuk merrej asnjë masë, na thuhet se nuk është ndonjë gjë, na thuhej se 97% shërohen.Dilte zëdhënsja e tyre në media dhe thoshte po pres me padurim rastin e parë të koronavirusit. Për të mos thënë se kishte një vdekje jashtëzakonisht të dyshimtë në Korçë etj. A është kjo paaftësi apo papërgjegjshmëri nuk mund ta them. Por u hëmbën më shumë se 2 muaj kohë pa marrë asnjë masë të vetme. E papranueshme.

Login to post comments