DITARI I KORONA-VIRUSIT/Roma dhe Tirana nuk e shohin njësoj Kulmin e epidemisë

Saturday, 21 Mars 2020 14:13

Nga Ilir Nikolla

Interesimi kryesor i mediave ndërkombëtare këto ditë përmblidhet në pyetjen: “kur do e arrijë pikun (apo kulmin) epidemia në Itali”? Në fakt, në traditën popullore, por edhe në përvojën shkrimore, kulmet janë maja të pozitives, të arritjeve më të mira, janë stacione të kënaqësisë së shpirtit e të mendjes. Në ligjërimin praktik, ato janë tregues të qendrueshmërisë dhe shenjojnë kulmin e shtëpisë.
Por me një ankth të papërsëritshëm, që s’di se ç’dreq substance po na çliron në tru, këto ditë pyesim pareshtur për kulmin; erdhi kulmi?, kur vjen kulmi?, në javën e ardhshme apo në javën pas dy javësh vjen kulmi?. Nuk ka të bëjë hiç me arritjet kulmi që po kërkojmë këto ditë, bile ka rrezik të jetë protagonizimi i kuptimit më pak të përdorur të fjalës “kulm”. Është fjala për kulmin në kuptimin statistikor, që në këtë rast ngërthen ankthin për mbarimin e zezonës, për mbarimin e fundit të tmerrshëm, pasi tmerri po zgjat shumë e po merr shumë jetë.
Po të vijojmë t’i qendrojmë cinizmit, kulmi i kërkuar i epidemisë as nuk paraqet fundin, është vetëm kulmi i statistikës së zezë të vdekjeve, pas këtij kulmi, vjen një periudhë që epidemiologët s’dinë si ta shpjegojnë se sa zgjat, por që rrezikon të zgjasë edhe më shumë sesa periudha nga rasti i parë i verifikuar i epidemisë e deri tek kulmi i saj, pavarësisht se shpresohet se do të marrë më pak jetë njerëzish. Ky është një kërkim i vrullshëm për një stacion të zi që as nuk i jep fund ankthit, megjithatë mendohet se është një ushtrim që rrit qëndresën e grigjës (po huazojmë gjuhën e këshilltarit cinik të kryeministrit britanik Xhonson) dhe për këtë shkak, edhe është i justifikueshëm. Mediat dhe autoritetet e emergjencave në Itali janë përfshirë vrullshëm e paprâ në këtë ushtrim optimizmi që s’të çon gjëkund, përveç se të kalit durimin, duke përsëritur refrenin: “jemi afër kulmit”.
Por në Shqipëri, ku qysh prej themelimit të shtetit, kemi pasur periudha të tëra ku gjërat i kemi bërë allasoj, ndaj Kulmit po kemi një qasje krejt disfatiste. Borive të qametit i bie qeveria ditë për ditë dhe duke shtrënguar rripin, sa tek financat, sa tek lëvizja e përditshme e sa tek liritë e njeriut, duke përsëritur refrenin: “S’keni parë gjë akoma, kulmi është shumë larg”. Në pamje të parë dhe duke u nisur edhe nga leksioni italian, frazat që dëgjojmë në zyrat qeveritare në Tiranë s’kanë si të interpretohen ndryshe veçse si shkurajim i grigjës. Kjo propagandë me kulmin që shqiptarët hëpërhë s’kanë për ta parë, bëhet për t’ua mbyllur qytetarëve çdo horizont shprese e qëndrese e për t’i dorëzuar ato, si dele, tek dera e qeverisë. Vetëm qeveria është e aftë t’i mbrojë delet, por edhe t’i përzgjedhë, t’i seleksionojë ato e t’i bëjë kurban sipas radhës, derisa të vijë Kulmi.
Dy qasje për kulmin e epidemisë. Përgjithësisht, qendrimi i autoriteteve italiane respekton traditën judeo-kristiane të qëndresës dhe të shpëtimit që do të vijë, kurse qendrimi i qeverisë së Tiranës, në mos qoftë një interpretim allasoj nga improvizimi e dëshpërimi, paraqet projektimin e edukimit të grigjës përmes dhunës, derisa ajo të shndërrohet në njeriun e ri, e cila nuk mendon vetë, pasi trurin e saj të vogël e ka të lidhur me trurin qendror, që e ka prizën në kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...