Një mjeke italiane ka përshkruar momentet rrëqethëse kur një pacient i prekur nga koronavirusi është duke vdekur në spital i luten të paktën të përshëndeten për të fundit herë me të dashurit e zemrës.
Doktoresha Francesca Cortellaro, e cila punon në spitalin San Carlo Borromeo në Milano, dëshmon se pacientët e infektuar me virusin e rrezikshëm vdesin të vetëm në spital.
Cortellaro duke folur për gazetën italiane Il Giornale tha: “A e dini se çfarë është më dramatike? Të shoshësh pacientët që vdesin vetëm, e t’i dëgjosh ata ndërsa të luten t’i thonë lamtumirë fëmijëve të tyre dhe nipërve dhe mbesave. Ata janë të kthjellët, nuk hyjnë në narkolepsi. Është sikur të ishin duke u mbytur, por me kohën e kuptojnë se po vdesin”.
Doktoresha tha se ndihmoi një gjyshe që po vdiste t’i jepte lamtumirën mbesës. Duke përshkruar ato momente që i pa me sytë e saj, mjekja tha: “Nxora telefonin dhe e telefonova me videocall. I thanë lamtumirë njera-tjetrës. Deri tani kam një listë të gjatë të video-telefonatave. Unë e quaj atë një listë lamtumire.”
Italia është një nga vendet më të prekura në botë me koronavirus, me më shumë se 41,000 raste dhe 3,405 vdekje.
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër. Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...
Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...