Ja mosha mesatare e të infektuarve në Shqipëri, më shumë meshkuj

Diel, 22 Mars 2020 12:17

Nëse mendoni se koronavirusi prek vetëm të moshuarit, atëherë gaboheni. Mosha mesatare të atyre që janë prekur në Shqipëri është 48 vjeç.

Ndërkohë, më shumë të prekur janë meshkuj. Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra.

Nga 89 të prekur, 43 janë të shtruar në Spitalin Infektiv.

Katër prej tyre janë të shtruar në terapi intensive. Mosha mesatare e atyre që janë hospitalizuar është 54 vjeç.

Tre pacientë e kanë lënë spitalin deri më tani.

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me Covid-19:

- 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe  3 qytetarë nga Korça.

Tiranë 63 qytetarë

Durrës 6 qytetarë

Lushnje 2 qytetarë

Elbasan 2 qytetarë

Fier 8 qytetarë

Rrogozhinë 2 qytetarë

Kavajë 3 qytetarë

Korçë 3 qytetarë

Login to post comments