LAJM I FUNDIT/ Zbulohen dy raste të reja me koronavirus. 51-vjeçari nga Durrësi ishte kthyer nga Gjermania. Mister infektimi i rastit nga Kavaja

Diel, 22 Mars 2020 13:51

Shfaqen dy raste te reja ne Durrës dhe Kavajë. Korrespondenti i Panorama në Durrës, Leonidha Musai raporton se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të moshës 51 dhe 50 vjeçe, që rezultuan të infektuar me Covid-19.

Mësohet se gruaja nga Kavaja 50-vjecare kishte shfaqur shenja të ngjashëm me ato të koronavirusit dhe pasi beri tamponin rezultoi pozitive. Ajo ka lajmëruar Urgjencën Kombëtare në numëron 127 dhe është transportuar ne Spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendet nën kujdesin e bluzave te bardha. Mësohet se ajo nuk ka lidhje me dy rastet e konfirmuara në koronavirus dy ditë me parë në Kavajë, dhe nuk dihet ku mund te jete infektuar pasi nuk rezulton te jete e punësuar.

Po ashtu behet më dije se ajo shumë rrallë dilte nga shtëpia, vetëm për ndonjë furnizim ushqimore. Fatmirësisht familjaret e saj e kanë kaluar me sukses testin e parë, duke rezultuar negativ, por janë urdhëruar te vetëkarantinohen 14 deri ne analizën e sigurisë.

Ndërkohë, rasti i Golemit, mësohet se ka pasur takime me persona të ardhur nga Italia. 51 vjeçare, rezulton të jete kthyer pak ditë me parë nga Gjermania dhe para shtatë ditësh ishte me temperature të larte.

Ai ka pasur simptoma dhe ka lajmëruara ne 127 dhe është transportuar në Tiranë ku ndodhet ne gjendje stabel shëndetësore. Fatmirësisht edhe familjaret e tij rezultuan negativ ne testin e pare. Institucionet përkatëse kanë kryer dezinfektimin e banesave të tyre, si dhe në lagjen ku ata jetojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...