Bardh Spahia publikon videon: Neglizhenca kriminale e Ramës, qeveria porosit me një muaj vonesë mjetet mbrojtëse për mjekët

Hënë, 23 Mars 2020 21:07

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, tregon se qeveria vetëm tani ka pajisur me maska dhe me mjete të tjera mbrojtëse mjekët.


Spahia thekson se qeverisja e Ramës vazhdon që të veprojë me një neglizhencë kriminale, kurse nënvizon se fillimisht situata u mor e lehtë nga kryeministri, që vetëm tani po kupton se sa alarmante paraqitet situata.

Postimii Bardh Spahisë:

QEVERIA POROSIT ME NJË MUAJ VONESË MJETET MBROJTËSE PËR MJEKËT!

 

Prej një muaji, Partia Demokratike ka kërkuar me forcë marrjen e masave për pajisjen me mjete mbrojtëse të stafit mjekësor. Qeveria, vetëm me fjalë boshe, deklaronte se i ka marrë të gjitha masat dhe se Shqipëria nuk kërcënohej nga koronavirusi. Ndërsa sot genjen duke thënë se po shton stokun e veshjeve speciale dhe mjeteve mbrojtëse.

E VËRTETA është krejt ndryshe dhe po faktohet cdo ditë: QEVERIA E MORI LEHTË SITUATËN DHE NUK MORI MASAT E NEVOJSHME NË KOHË. Qeveria vetëm tani e kuptojë që situata është serioze, dhe ME NJË MUAJ ME VONESË, PO POROSITË VESHTJET SPECIALE DHE MJETET MBROJTËSE PËR MJEKËT dhe infermierët. Kjo neglizhencë është akt i lartë papërgjegjshmërie!

Nëse do të kishte stok atëherë atë duhet t’i ishin vënë në dispozicion stafit mjekësor dhe të sëmurët me COVID-19, nuk do të transportoheshin nga mjekë, infermierë apo shoferë të papajisur me mjete mbrojtëse. Video më poshtë është vetëm një rast, por që nuk është i izoluar, por fenomen tashmë. Dëshmitar janë dhjetra familjarë të qytetarëve të infektuar, jashtë Tiranës, të cilët nuk merren në trajtim nga stafi i shërbimit të urgjencës, por urdhërohen që të hipin vetë apo me ndihmën e familjarëve në autoambulancë, duke rrezikuar edhe jetën e familjarëve.

Në vend që të flasësh për shtim të stokut, duhet të kërkosh ndjesë për neglizhencën kriminale dhe të pranosh përpara qytetarëve se nuk kishe fonde në dispozicion nga Edi Rama për blerjen e tyre dhe se tani që t’u vunë, ke porositur me tender sekret dhe urgjent blerjen e veshjeve speciale apo mjeteve të tjera mbrojtëse për personelin shëndetësor!

 
 

(d.xh/ Balkanweb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...