FOTO/ Koronavirus dhe plehra plot, Bashkia e Tiranës nis pushimet

Hënë, 23 Mars 2020 21:12

Në Tiranë jo vetëm që nuk ka masa për të dezinfektuar rrugët, por po ashtu askush nuk kujdeset që të pastrojë mbeturinat. 

Koshat këtë të hënë kanë qenë të tejmbushur, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, duke u shprehur të frikësuar se mund të marrin infeksione

Prej një jave Shqipëria është në karantinë ndërsa është ndezur alarmi për ruajtjen e higjienës.

 

Por ndërsa për banorët kërkohet maksimumi, bashkia e Tiranës vazhdon të qëndrojë në gjumë. 

 

Këto pamje tregojnë kosha të mbeturinave të pa pastruara.

Madje edhe pse numri i kalimtarëve është i lartë askush nuk është kujtuar për t'i zbrazur duke shtuar rrezikun e infeksioneve. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shqetësimi mbetet i lartë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

Përmes një reagimi në Facebook, ai shkruan: "Shumë e trishtë që Tirana ka mbetur në mes të këtij KEQmenaxhimi të tmerrshëm. Kryeqyteti i Shqipërisë ka mbetur PA kryetar bashkie — është java e dytë që këto pamje i shohim çdo ditë dhe asnjë masë nuk është marrë".

Pamjet e mëposhtme flasin vetë:

 

Modifikuar më Hënë, 23 Mars 2020 21:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...