Veliaj fal taksën e hapësirës publike për bizneset/ Bozdo: Të tallesh në kohë fatkeqësie

Hënë, 23 Mars 2020 21:17

Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit.

Ky është premtimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili, në një intervistë televizive është shprehur se, të gjithë ato biznese që operojnë në kryeqytet se taksa e hapësirës publike nuk do të merret, ndërkohë për të lehtësuar sa më shumë ato, çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor.

 

Por për anëtarin e Kryesisë së PD, Eno Bozdo, një vendim i tillë është në tallje në kohë fatkeqësie.

 
 

"Është fatkeqësi të tallesh me ata që janë në vështirësi. E kam fjalën për E. Veliaj i cili ka vendosur tu falë bizneseve të Tiranës taksën e zënies së hapsirës publike.
Është tallje e pastër në kushtet kur bizneset kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre. Sepse atyre do tu duhet të paguajnë ndërkaq tatim fitimin, taksën e tabelës, taksën e pastrimit, etj... Pra, duhet të paguajnë pavarësisht se nuk punojnë qoftë edhe 1 orë prej 2 javësh.

 

Por Veliajt i duhet vetëm publiciteti, se për bizneset as ia ndjen fare në këtë kohë. Nuk mjaftoka pra kaosi i qeverisë së Ramës që vetëm premton po nuk ka ndërmend ta fusë dorën në xhep pavarësisht kërkesave të Opozitës, por tani biznesit i duhet edhe të durojë talljen e Veliajt", shkruan Bozdo në reagimin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...