'Në Vlorë deputeti i jep dritë jeshile Covid-19: Infekto sa të duash se nuk të gjurmojmë!'

Tuesday, 24 Mars 2020 20:52

Ish-kryeministri Berisha në një shënim në rrjetin e tij social fb e cilëson kriminal qëndrimin e kryeministrit Rama i cili nuk mori masat e duhura në kohën e duhur për parandalimin e COVID-19 në Shqipëri, por vazhdonte edhe më datë 9 mars të deklaronte se nuk përbën rrezik për ne.

Berisha i është referuar edhe zbulimit të një familje të infektuar në Vlorë ku sipas mesazhit të një qytetari gazetarëve u është vendosur censura me qëllim që të mos mësohet situata e vërtetë e koronavirusit në Shqipëri. 

 

'Miq, pas zbulimit të një familje me katër anëtar të sëmurë me Covid19 në qytetin e Vlorës, të cilët kanë patur gjatë periudhës së inkubacionit dhe sëmundjes qindra e qindra kontakte familjare dhe punë nuk është bërë asnjë testim për të zbuluar të infektuarit e tjerë nga Covid-19.

 
 

Ky qëndrim kriminal, që i jep liçencë zyrtare Covid-19 të infektojë dhe sëmurë sa më shumë qytetarë, është një shkelje flagrante e Direktivës të OBSH, e cila është dhe ligj i detyrueshëm ndërkombetar për çdo vend anëtar të OKB.

 

Ky ligj detyron:
Testim, testim, testim!

Ky qëndrim jashte çdo imagjinate i Edvin PPP Maskës dhe Ndrikull Hajni Maskës vjen vetëm e vetëm për shkak të mungesës së kiteve dhe tamponeve sepse për 85 ditë të epidemisë nuk u mor absolutisht asnjë masë për përballimin e saj.

Nga data 15 dhjetor 2019 deri më 9 mars 2020 Shqipëria është vendi i vetëm në bote që bëri vetëm një test koronavirusi dhe shpërthimi i epidemisë e gjeti vendin me një numër të kufizuar dhe qesharak kitesh për testin e Covid-19.

Kjo sepse edhe me datën 9 mars Edvin PPP Maska do të deklaronte me zë dhe figurë së Covid-19 nuk përbën ndonjë rrezik për ne.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe lënien e qytetarëve në mëshirën e virusit, të cilin narkoqeveria nuk do që ta zbulojë aty ku fshihet, i bëj thirrje OKB të ndëshkojë narkoqeverinë e korruptuar të Edvin PPP Maskës për shkeljen flagrante të ligjit ndërkombetar.

Gjithashtu ju bëj thirrje OBSH dhe vendeve partnere e mike të na ndihmojnë me kite dhe mjete mbrojtëse për personelin mjekësor sepse infektimi i këtij personeli rrezikon të bëhet masiv! sb

Miredita doktor ! Uroj që të jeni mirë familjarisht ! Nga burime të sigurta afër mediave lokale të infektuarit në Vlore jane me dhjetëra . Gazetarëve ju është imponuar censurë ! Ju uroj të keni shëndet të mire, ju dhe familja juaj! Me respekt!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...