A duhet të publikohen emrat e të prekurve me Covid-19? Avokati Haxhia sqaron aspektin ligjor

Premte, 27 Mars 2020 20:18

Në një lidhje telefonike për Abc News, avokati Maks Haxhia foli për debatin se a duhet të publikohen identitetet e të prekurve me koronavirus.

Mali i Zi është i pari që ka marrë këtë vendim, duke publikuar të gjithë emrat e të prekurve, ndërkohë që në Shqipëri bëhet publike vetëm mosha e të infektuarit.

 

Lidhur me këtë çështje, avokati Haxhia tha se në situata të jashtëzakonshme merren edhe vendime të jashtëzakonshme. Sipas tij në këtë rast ky cenim i të drejtave të të sëmurëve nuk prevalon mbi interesin madhor që është mbrojtja e jetës së gjithë popullsisë.

Pjesë nga intervista:

Maks Haxhia: Nuk do të nisemi nga aspekti formal i ekzistencës së ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, në një situatë të jashtëzakonshme siç është kjo që po kalojmë sepse edhe këtë situatë e kemi të mbrojtur nga pikëpamja kushtetuese. Jeta është gjëja më e mbrojtur në një shoqëri. E drejta e jetës mbrohet në kushtetutë. E drejta e lirisë është një e drejtë kushtetuese. Interesi që ne mbrojmë në emër të së cilit deklarojmë të dhënat personale të personave të infektuar është më i vogël dhe nuk prevalon përpara interesit të mbrojtjes së jetës të gjithë popullsisë. Kjo bën që edhe nga pikëpamja formale të jemi të sensibilizuar për këtë shkelje të ndërgjegjshme, këtë cenim i të drejtave, të cilat nuk prevalojmë mbi interesin madhor që është jeta e gjithë komunitetit.

Enxdri Xhafo: Këtu e shikoni në kuptimin e ngushtë ligjor, kemi një interes madhor që prevalon mbi atë individual, por këtu duhet të futemi edhe në konsiderata mjekësore si e shpëton jetën bërja publik e një personi të prekur me koronavirus?

Maksi Haxhia: Të gjitha këto masa që ka marrë qeveria janë masa për të mbrojtur përhapjen e kësaj sëmundje, njerëzit duhet të dinë që të mos takohen ose të eleminojnë persona që pasur kontakt.

Enxdri Xhafo: A nuk do të çonte kjo në një stigmatizim të disa njerëzve sepse liria që ju thoni për të udhëtuar, për të bërë vrap, liria ime për të dalë nga liqeni etj, kufizimi i kësaj lirie nuk është njësoj si me publikimin e një të dhënë shumë të ndjeshme personale që ka të bëjë me sëmundje. Sëmundja ju e dini shumë mirë se unë hyn në ato lloj të dhënash personale sepse kërkon edhe deontologji mjekësore edhe cështje ligjore.

Maksi Haxhia: Por kjo nuk prevalon kurrë mbi të drejtën për mbrojtjen e të drejtës së jetës për të gjithë popullsinë.

Endri Xhafo: A jeni në dijeni se si e kanë zgjidhur vende me një debat më të gjallë se në dijeni time nuk bëhet publik pa dijeninë e personave identitetet.

Maksi Haxhia: Nga pikëpamja e situatës që po kalojmë. Në situata të jashtëzakonshme veprohet me mbulesa të jashtëzakonshme. /abcnews.al

Login to post comments