Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka shpallut sot (siç shikohet në tabelën mëposhtëme) tenderime urgjente me miliona euro për punime që nuk kanë asnjë lidhje me situatën e gjendjen e luftës.
Nëse shikon se çfarë ka dalë nga app.gov.al lexohet se FSHZH ka hapur sot me datë 27 mars 2020 tenderimin për “Rehabilitimin e Sheshit “Ahmet Zogu” dhe parkut “Geraldinë” në qytetin e Burrelit në shumën 114 milion e treqind e tetedhjetë e tetë lekë të reja. Tenderi u hap sot në ora 8 të mëngjezit dhe do mbyllet nesër në ora 13!
Po kështu FSHZH ka hapur sot me datë 27 mars 2020 tenderin për rikualifikimin urban të Bllokut në qendër të Kamzës, tenderi i cili u hap po sot në ora 8 të mëngjezit dhe mbyllet nesër në ora 14!
Shuma është 385 milion e 530 mijë lekë të reja.
Pra afro 3.4 milion dollarë tenderohen urgjent për të rregulluar qendrën e Kamzës, a thua se në këtë kohë lufte ku po bëhet nami nga koronavirusi e kur kryeministrit bërtet të kursehet çdo qindarkë apo që çdo familje të paguajë dritat ose i ndërpritet energjia, pikërisht nga FSHZH hapen tenderime skandaloze.
Ku ka shkelje me hapur se kaq?! Kjo është jo vjedhje, por dhe shkelje e ligjit të luftës e duhet prokuroria edhe online ta firmos arrestimin për këta zyrtarë që kryejnë veprime të tilla me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Nëse kryeministri nuk ka dijeni për këta zyrtarë të FSHZH apo sipër tyre (!) duhet të urdhërojë shkarkimin dhe arrestimin e tyre, sonte!
Po kështu FSHZH po sot ka hapur tenderimin për Bashkinë e Kavajës me fond 179 milion e 166 mijë lekë të reja.
Edhe ky tenderim u hap sot në ora 8 të mengjezit dhe mbyllet nesër në ora 14!
Janë edhe disa tenderime të tjera, por kaq arritëm të marrim nga burimet tona.
FSHZH ka hedhur sot si në alarm miliona e miliona euro në favor të kompanive. Kjo është vjedhje skandaloze dhe e tmerrshme pasi pse pikërisht sot me 27 mars hidhen dhe fituesit shpallet nesër, a thua se janë lekë për spitalet apo për mjekët dhe personelin mjeksor që po lufton me vdekjen, për të shpëtuar jetë njerëzish. Më mirë t’ua japin mjekëve, pasi po sakrifikojnë.
Nëse ka shtet duhet të veprohet për bllokimin e këtyre milionave eurove. Por edhe ndëshkim publik dhe penal për këdo që ka firmosur për të shpallur këto tenderime.
Ky është skandal! /A. Mati/