Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat e ecurisë së Koronavirusit në vendin tonë.
Sipas shefit të qeverisë, masat shtrënguese të marra e kanë mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë dhe për këtë përgëzon edhe 99% të shqiptarëve.
"KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani.
*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se "do vdesim për bukë", që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!", shkruan kryeministri teksa poston edhe një grafikë me të dhëna mbi ecurinë e pandemisë në vendin tonë.
© SYRI.net