“Drama që ka pllakosur me COVID-19 tregoi se …”, Artan Fuga: Tragjeditë e mëdha të njerëzimit janë monumente të filozofisë!

Diel, 29 Mars 2020 16:06

Akademiku Artan fuga shkruan në “Facebook” se drama që na ka pllakosur me COVID-19 tregoi dobësinë e të gjitha shkencave dhe teknologjive të njeriut, por edhe fuqinë e filozofisë.


Sipas tij, filozofi jeton në dramë dhe tragjedi kur të tjerët jetojnë në qejf dhe moskokëçarje sepse ai jeton brenda universit të dijeve filozofike.

Mesazhi i Fugës:

Covid19 dhe filozofia
————————-

Kjo dramë që ka pllakosur, pra covid19, tregoi dobësinë e të gjitha shkencave dhe teknologjive të njeriut, por edhe fuqinë e filozofisë!

Cfarë dije e urtë mijravjecare! Solide si shkëmb!

Atë filozofi që ne e kemi përdhosur, e kemi hequr nga formimi universitar i studentëve, atë filozofi që i çon drejt e në papunësi studentët që diplomohen atje.

 

Sepse e kam thënë. Në Shqipëri më kollaj gjen punë si hoxhë, prift, dervish sesa si filozof.

Filozofi jeton në dramë dhe tragjedi kur të tjerët jetojnë në qejf dhe moskokëçarje sepse ai jeton brenda universit të dijeve filozofike.

Kurse kur tragjedia vjen, filozofi qendron i qetë sepse i duket si diçka që pritej mos sot nesër!

Filozofia në një anë dhe tregu dhe puna në anë tjetër. Pa lidhje!

Shoqëri idiote!

Filozofia e vërtetë, jo ai delirimi halucinant i disave që kujtojnë se bëjne filozofi kur përdorin terma që as vetë nuk dinë se çfarë janë…, nuk delka nga moda, nuk vdiska, vdes dhe ringjallet!

Tragjeditë e mëdha të njerëzimit janë monumente të filozofisë. Por, në ato caste njerëzit e papërgatitur nisin flasin budalliqe, kurse sapo tragjedia dhe halli kolektiv kalon, nuk kujtohen më për filozofinë, por e kanë mendjen te bëhen avoketër, bankierë, a nuk e di se çfarë, shumë mirë, por filozofinë nisin e përbuzin, e hedhin tej, e përcmojnë si Hirushen, si Sirenën, si Kësulkuqen në gojë të Ujkut.

Filozofia ngrihet nga nëntoka atje varrosur pikërisht kur toka kthehet përmbys! Ndofta nuk jeton dot ndryshe! Njeriu budalla nuk e mban dot mbi kurriz filozofinë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...