"Me sytë nga qielli", 3 shqiptarë të bllokuar në Kroaci apelojnë për riatdhesim

Diel, 29 Mars 2020 16:14

Tre qytetarë shqiptarë të bllokuar në Kroaci prej 15 marsit kontaktuan Ora News, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare për riatdhesimin në Shqipëri.

Ata tregojnë se kanë mbetur të bllokuar atje pas mbylljes së kufijve dhe nuk kanë asnjë mundësi për të qëndruar pasi nuk kanë të ardhura për të jetuar.

Siç edhe tregoi qytetari i identifikuar si Arbër Muçaj, shumicën e kohës e kanë kaluar jashtë dhe vetëm prej dy ditësh janë strehuar te një shtetas kroat.

Arbër Muçaj: Jemi nisur në datën 15 mars në Shqipëri, na kanë kthyer. Jemi tre veta, kemi dy javë që kemi mbetur rrugëve. Jemi strehuar në një shtëpi nga një kroat 75 vjeçar. Edhe sot na mban në shtëpi dhe mbetemi mes katër rrugëve. I lutemi Ambasadës të vërë dorën në zemër. Kemi kontaktuar me Ambasadën në Zagreb, u dhamë të dhënat dhe nuk kemi marrë përgjigje. Ambasadori na tha se po bën përpjekje. Nuk kemi para, sot është mundësia e fundit. Falenderojmë kroatin që na ka mbajtur dy ditë këtu, ditët e tjera kemi qëndruar rrugëve. Jemi në një fshat, afër qytetit të Vodicës. Situata këtu është problematike si në gjithë botën.Na kanë dhënë vetëm një fletë policia sa për të kryer blerje po ne nuk kemi paran as për të blerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...