Drama e 14 vjecarit: Nëna më vdiq, s’më zë gjumi nga frika se më nxjerr qeraxhiu nga shtëpia!

Hënë, 30 Mars 2020 19:21

Quhet Mariglen Llapushi dhe është 14 vjec. Për 13 vite ka jetuar me nënën pasi babai e braktisi nënën kur ajo ishte shtatzënë.

14 ditë më parë nëna e tij ndërroi jetë ende pa mbushur 42 vjece nga një sëmundje e rëndë e diagnostifikuar Leucemi.

 

Për 13 vite Marigleni së bashku me nënën dhe gjyshen kanë jetuar me qera në një dhomë të vetme ku qeranë e paguanin në fund të vitit.

 

14 vjecari vec dhimbjes së humbjes së nënës duhet të kujdeset për gjyshen 82 vjecare, e cila vuan nga disa sëmundie e të përballet me vështërsitë ekonomike.

Fjalët e tij drithëruese janë: S’më zë gjumi, kam frikë se më vjen qeraxhiu e më nxjerr jashtë, s;kam t’i paguaj ndërsa për të ngrënë më ka lënë pak ushqime mami.

Marigleni është në klasën e tetë, një nxënës me nota të mira, e për shkak të virusit COVID 19, mësimet është i detyruar t’i ndjekë online por në telefonin e tij s’ka ofertë dhe është i detyruar që të rrijë në dritare ku mundohet të marri ëi-fi nga një familje aty pranë. BW

Login to post comments