Këlliçi, Ramës: Hiq dorë nga propaganda dhe shpenzimet e kota, ndihmo pensionistët

Hënë, 30 Mars 2020 19:25

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi duke iu kthyer edhe një herë rastit të dhimbshëm të 84-vjeçares në Vlorë, e cila prej dy ditësh ushqehej me ujë dhe sheqer, ka një apel për kryeministrin Edi Rama.

Duke i kërkuar të mos qëndrojë gjatë gjithë kohës në televizione, Këlliçi e fton të heqë dorë edhe nga shpenzimet e kota dhe tu vijë në ndihmë pensionistëve në këto ditë të vështira.

 

"Edi Rama në vend që të rrish gjithë ditën në TV e të shpenzosh 900 mijë dollarë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për këshilltarë, do bëje më mirë të sigurojë bukë e ilaçe për qindra e mijëra pensionistë në vend, që i ke lënë si mos më keq. Kjo dëshmi s’ka nevojë për koment", shkruan Këlliçi në reagimin e tij.

 

 
 
 

© SYRI.net

Login to post comments