Ditë e keqe për Mbretërinë e Bashkuar, më shumë viktima se dje. Ja shifrat e fundit

E mërkurë, 01 Prill 2020 18:12

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar edhe 563 vdekje të koronavirusi sot, duke e bërë atë ditën më të keqe deri më tani në krizën shkatërruese të COVID-19. Rritja e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 2,352 viktima, ose sot 48 përqind më shumë se shifra e një ditë me parë me 381 viktima.

uk2

Tashmë janë 29,474 njerëz të testuar pozitivë për COVID-19. Mbretëria e Bashkuar është vendi i pestë i goditur më shumë në Evropë dhe i teti në botë.

uk3

Uellsi sot regjistroi 29 vdekje të reja të shkaktuara nga koronavirusi së bashku me 16 vdekje të tjera në Skoci dhe dy në Irlandën Veriore. 486 viktima u deklaruan në Angli dhe 11 mbeten të pa llogaritura.

Pacienti më i ri i njoftuar sot ishte një 13-vjeçar, që besohet të ishte Ismail Mohamed Abdulwahab nga Brixton, Londër. Pacienti me moshën më të vjetër i përfshirë në përditësimin e sotëm ishte 99 vjeç.

uk1

Madhësia e vërtetë e shpërthimit të Covid-19 mbetet një mister për shkak të politikës së diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të testuar vetëm pacientët në spital dhe jo dhjetëra mijëra britanikë me simptoma më të buta që po qëndrojnë në shtëpi.

Dhe statistikat e veçanta të botuara dje sugjeruan se numri i vërtetë i vdekjeve është 24 përqind më i lartë se sa besohet, përveç vdekjeve jashtë spitaleve. Burimi: Daily Mail

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...