Vlora e merr veten/ Nuk ka raste të reja, shërohen 3 persona

Diel, 05 Prill 2020 10:29

Vlora duket se po e merr veten sa i përket situatës së koronavirusit. Të gjitha rastet e dërguara nga qyteti i Vlorës për analizim në ISHP kanë rezultuar negative.

Pra edhe sot Vlora mbetet me 5 persona të prekur nga Covid-19. Por nga këta 5 persona, 3 prej tyre janë shëruar dhe janë tashme në gjendje të mire shëndetësore, janë kthyer në shtëpi, për të qëndruar në karantinë për 14 ditë, raporton Ora News.

 

Bëhet fjalë për 3 nga 4 anëtarët e familjes së infektuar që banon pranë Postës.

 
 

Nga 4 pjesëtarët e saj është shëruar djali 25 vjeç, i ati i tij 67 vjeç dhe gjyshja 77 vjeç, teksa në spitalin Infektiv të Tiranës ka mbetur veç nëna 50 vjeçe.

 

Teksa Vlora përveç 4 anëtarëve të familjes ka pasur edhe një tjetër të infektuar, të moshuarën nga Poro, 72 vjeçe, që fatkeqësisht ka humbur jetën.

Për sa i përket qytetit, këtë të diel ka shfaqur një tjetër fytyrë. Rrugët nga automjetet apo bulevardet nga qytetaret janë krejtësisht bosh.

Në qarkullim janë veç patrullat e policisë, ambulancat dhe mediat.

Login to post comments