Pashkët/ Dom Gjergj Meta: Si do e kremtojmë këtë javë në kohën e koronavirusit

Diel, 05 Prill 2020 10:32

Ipeshkvi i Mirditës, Dom Gjergj Meta në një lidhje me Skype me News 24 foli sot për javën e Pashkëve e cila nis këtë të dielë, por se këtë vit do të jetë ndryshe jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë botën si pasojë e koronavirusit.

Dom Gjergj Meta tha se Pashkët janë “zemra” e krishtërimit.

“Pa Pashkë nuk ka as bekim të krishterë, kjo javë për ne është me rëndësi, pasi përkujton momentin e kryqëzimit, vdekjes dhe rinjgalles së Krishtit”, tha ai.

 
 

Por, këtë vit Dom Gjergj Meta tha se mesha për Pashkët do të mbahet pa besimtarë. Ajo do të transmetohet në disa televizione që ata të kenë mundësi ta dëgjojnë nga shtëpitë e tyre, dhe të luten pikërisht që aty.

 

“Ne do të kremtojmë meshën në dioqezën e Rrëshenit dhe të gjitha kishat në Shqipëri. Do të jemi me priftërinj por pa popull, mesha do zhvillohet normalisht. Qytetarëve do i komunikojmë oraret që të na ndjekin nga shtëpitë e tyre”,- vijoi ai.

Login to post comments