Ish deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka ndarë më ndjekësit e saj në facebook një video që tregon fytyrën e vertetë të kësaj qeverie dhe të kreut të saj Rama.
“300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë” dhe “Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla””,shkruan Pampuri.
Ja postimi i plotë që shoqëron edhe videon
Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve. Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t’u japë fëmijëve.
Nuk do t’ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët. Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prindrit e tij janë të pamundur.
300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë. Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria. Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla”.