Teksa 60 shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë duke u mos lejuar të futen në atdheun e tyre, vjen edhe reagimi i ashpër i presidentit të Republikës Ilir Meta.
Kreu i shtetit kërkon zgjidhje të menjëhershme të situatës, ndërsa i kujton qeverisë edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë
Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme.
Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës", shkruan presidenti Meta në reagimin e tij.