Qeveria po politizon situatën e krijuar për shkak të mungesës së masave të marra.
I këtij mendimi është ish deputeti demokrat Bardh Spahia, sipas të cilit, kryeministri po personalizon sfidën me Coronavirusin duke bërë edhe mjekun, edhe ekspertin.
Sipas ish-deputetit, rritja e numrit të testimeve do të nxjerrë edhe shifrat reale të pandemisë në vendin tonë.
Reagimi i plotë i Spahisë:
QEVERIA T’I PERGJIGJET SHKODRES PER NEVOJAT MBI COVID-19
Qeveria po politizon situatën e krijuar nga mungesa e masave të marra! Personalizimi i kësaj sfide nga një kryeministër që bën edhe mjekun, edhe ekspertin edhe ministrin e shëndetësisë, edhe policin ka krijuar vonesa që kanë kosto si tek siguria e personelit mjekësor, ashtu edhe tek shëndeti i qytetarëve. Rritja e numrit të testimeve, do të nxjerrë shifrat reale, që nuk janë të plota! Mungesa e numrit te mjaftueshëm të tamponëve apo kiteve testues nxjerr ne pah paaftesinë për të marrë masat në kohën e duhur të kësaj qeverie. E nëse tamponë ka, por nuk përdoren kjo është kriminale! Qytetarët në Shkoder dhe në gjithë Shqiperinë po vuajnë indiferencën dhe braktisjen nga pushteti!