Kriza ka trokitur? 'Call Center'-at nisin shkarkimet e punonjësve

Tuesday, 07 Prill 2020 21:55

Edhe industria e Call Center është duke nisur shkarkimet masive të punonjësve për shkak të prekjes nga tërheqja e klientëve si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Teleperformace, një nga kompanitë më të mëdha në këtë sektor, me mbi 2200 punëtorë, u ka dërguar këtë njoftim dhjetëra punëtorëve, ku u kërkon pezullimin e marrëdhënieve të punës deri në përfundimin e kësaj situate të vështirë financiare. Tonin Preçi, kryetar i Sindikadës së Punonjësve në Call Center thotë në një intervistë me Skype se shkarkimet kanë nisur edhe në kompani të tjera.

“Dje është dhënë njoftimi për rreth 50 punonjës, por nga informacionet që kemi pritet të ketë numër më të madh.”

 
 

Punëtorët e shkarkuar kërkojnë që qeveria, kompanitë dhe sindikata të nisin bisedimet për një zgjidhje në këtë situatë, pasi peshën e krizës që po shkaktohet nga koronavirusi nuk mund ta mbajë vetëm punëtori.

 

“Të nisim bisedimet me qeverinë dhe kompaninë, nuk mund ta mbajë vetëm punëmarrësi peshën e kësaj krize. Ne na është thënë të mos shkojmë në punë sa të mbarojë situata, por nuk do të paguhemi, ndërsa i bie që nuk do të kemi të ardhura as për të ngrënë.”

Në argumentimet e kompanive të Call Center thuhet se klientët janë duke ulur orët e punës së shërbimeve që kërkojnë me operatorët, për shkak të situatës së bllokimit të aktivitetit ekonomik në të gjithë botën. Industria e Call Center, ashtu si dhe shumë biznese të tjera që janë të mëdhenj dhe me numër të lartë punëtorësh, nuk përfiton nga paketa e ndihmës financiare të qeverisë, pasi janë me xhiro vjetore mbi 14 milion lekë në vit dhe janë të lista e aktiviteteve të lejuara.  

Aktualisht kjo industri numëron mbi 25 mijë punonjës, të cilët rrezikojnë mbijetesën në këto kohë të pandemisë së Covid-19.

Tv Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...