'Ja si lindi karantina'/ Virolog, epidemiolog, tani Rama si historian

Diel, 12 Prill 2020 14:48

Një gazetë e njohur gjermane shkruante dje se Edi Rama është shteti shqiptar, nga A-ja te ZH-ja. Sipas TAZ, në Shqipëri duhet t’i referohesh për gjithçka që ndodh vetëm një vendi: Facebook-ut të kryeministrit Edi Rama. Kjo pasi nuk ka institucione të tjera shkencore.

Pasi është bërë epidemiolog, virolog, mjek, tani Rama është bërë historian. Në një postim në FB ai shpjegon si lindi karantina:

JA SI LINDI KARANTINA

 
 

Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba'iniya -"Dyzeta".

 

Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën "Quarantena" ("Dyzeta" në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës "karantinë". Kurani i Shenjtë thotë: "Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin" (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë.

Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna.

Login to post comments