Mësoi se kishte koronavirus pas aksidentit, merren masa te Spitali i Traumës

Diel, 12 Prill 2020 14:49

Një pacient ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa merrte shërbim në Spitalin e Traumës. Lajmi është pohuar nga specialistja pranë ISHP-së Marjeta Dervishi, në përgjigje të interesin të medias.

"Pacienti vjen pas një aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit, ky pacient është transferuar në spitalin Covid-1 në spitalin Infektiv. Janë marrë të gjitha masat, sipas protokolleve përkatëse, për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës” – tha Dervishi.

Sa është numri i  mjekëve dhe infermierëve të infektuar?
Deri më tani janë raportuar gjithsej 48 mjekë dhe infermierë me Covid-19.

 

Sa gra shtatzëna kemi dhe si është gjendja e tyre?
Nuk kemi gra shtatzëna me Covid-19. Kemi pasur vetëm një rast, të konfirmuar pozitiv, e cila paraqitet e shëruara në këto momente.

Login to post comments