Shihni ndryshimin/Si sillet policia në Shqipëri dhe ajo në Gjermani

Hënë, 13 Prill 2020 09:54

Gjoba dhe burg. Kjo ka qenë kryefjala e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të fundit për të "pabindurit" ndaj karantinës. Madje për ta bërë realitet kërcënimin e tij mazhoranca që ai drejton paraqiti në Kuvend ndryshime në Kodin Penal që dënojnë një qytetar që nuk respekton oraret e shtetrrethimit deri në 15 vjet burg.
Por çfarë ndodh në botë?
Më parë publikuam një lajm ku shihej qartë se si në Angli, një ndër shtetet më të goditura, qytetarët lëviznin të lirë, ndërsa tani ju sjellim rastin e Gjermanisë.
Në shtetin më të fuqishëm të Europës policia nuk luan rolin e "xhandarit" që duhet të frikësojë qytetarit, por atë të këshilluesit.
Në videon e mëposhtme ju sjellim dy rastet: sjelljen e policisë shqiptare dhe atë gjermane. Dallimin bëjeni vetë...

Video

Login to post comments