Europa e mbyllur deri në tetor/ ‘Mos prenotoni pushimet’

Hënë, 13 Prill 2020 10:07

Të gjithë ata që shpresojnë të kalojnë pushimet në Europë kanë marrë një paralajmërim që të mos bëjnë plane.

Franca ka këshilluar vendet e Bashkimit Europian që të mbajnë kufijtë mbyllur të paktën deri në fillim të tetorit.
Vetë Franca duket se do ruajë kufirin në mënyrë strikte deri më 39 tetor. Presidenti Emmanuel Macron ka bërë thirrje që kufijtë e jashtëm të Europës të jenë të mbyllur të paktën deri në shtator.

Kurse Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, tha se njerëzit nuk duhet të bëjnë plane për pushimet verore sivjet.

“Ju këshilloj që të prisni. Askush nuk mund të bëjë parashikime në këtë pikë ku jemi. Duhet të mësojmë të jetojmë me virusin për shumë muaj, ndoshta deri vitin tjetër,” tha ajo për gazetën BILD

Modifikuar më Hënë, 13 Prill 2020 10:09
Login to post comments