×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Të gjithë duan të ikin! Shqiptarët, azilkërkuesit më të mëdhenj

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:31

Pavarësisht masave, shqiptarët mbeten ende grupi më i madh i azilkërkuesve në vendet e BE. Në rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë kjo është një nga çështjet kryesore në kapitullin për politikën e vizave,

Raporti evidenton me shifra se në fund të 2017 dhe fillim të 2018 ka pasur një numër të lartë personash të deportuar në Shqipëri nga vendet e zonës Shengen, por pavarësisht kësaj numri i shqiptarëve që qëndrojnë ilegalisht në vendet e BE mbetet më i larti krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Gjithashtu nw raport thuhet se në janar dhe shkurt të këtij viti, mbi 3307 shqiptarë nuk u lejuan të dalin nga kufijtë shqiptarë për t’iu drejtuar vendeve të BE-së dhe numri është në ulje krahasuar me 12 mijë shqiptarë që iu refuzua dalja në 2017. Shqetësim mbetet numri i fëmijëve të pashoqëruar dhe sipas raportit rezulton të jetë 1600.

Të dhënat e policisë shqiptare flasin se nga janari i këtij viti, deri në ditët e sotme 246 fëmijë, shqiptarë që nuk kanë qenë të shoqëruar, nuk janë lejuar të kalojnë në Bashkimin Europian.
Vetëm në Itali ndodhen 1655 të mitur shqiptarë që presin në qendrat e strehimit.

Policia shqiptare ka proceduar 11 prindër që kanë braktisur fëmijët. Përsa i përket azilit, raporti thekson se vetëm në janar të këtij viti, 720 shqiptarë aplikuan në Francë dhe 300 në Gjermani, duke ruajtur gjendje të pandryshueshme me vitin e kaluar.

Ndërsa në vitin e kaluar, 25.528 shqiptarë kërkuan azil në Europë. Policia shqiptare, nga ana e saj, ka marrë masa për të forcuar kufijtë dhe nga janari deri 10 prill të këtij viti ka ndaluar 700 persona që tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Raporti i KE nuk bën vetëm evidentimin, por edhe adresimin për zgjidhjen e këtyre fenomeneve dhe parandalimin e tyre. Kështu raporti i sugjeron Shqipërisë të vazhdojë me forcimin e përpjekjeve për të trajtuar fenomenin e kërkesave për azil si dhe duke analizuar situatën ekonomike në të cilën jetojnë të kthyerit, për ti mbështetur ata nga gjendja social ekonomike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...